Mjekja psikiatre në Qendrën e Shëndetit Mendor, Arjana Rreli, duke folur në emisionin “Real Story” në “News 24”, deklaroi se pacienti e koncepton maskën si një barrierë.
Rreli theksoi se edhe veshjet e personelit shëndetësor ka të ngjarë që transmetojnë një mendësi jo të mirë.
“Pacienti, shpesh e sheh maskën si barrierë që e pengon. Pra, maska konceptohet si barrierë. Pacientit i duket se maska ia pengon oksigjenin.
Maska konceptohet si rrezik psikologjik, sepse e mendojnë si pararendje si ndërhyrje që do jetë edhe më ekstreme. Plus, personeli mjekësor është veshur me ato rrobat e bardha dhe krijohet baza e një mendësie jo të mirë”, tha Rreli.