Max Verstappen ka triumfuar në Çmimin e Madh të Gjermanisë. Piloti i Red Bull ka fituar një garë me të vërtetë të çmendur pasi një starti shumë të keq, ndërsa ka realizuar një mrekulli edhe Sebstian Vettel, i cili e ka rikuperuar plot 18 pozicione dhe e ka mbyllur garën në vendin e dytë. Lajmi i keq për Ferrari-n ka qenë dalja nga pista e Leclerc.
Katastrofë për Mercedes, me Bottas që ka përfunduar jashtë pistës dhe Hamilton-in që e ka mbyllur pa pikë. Në vendin e tretë është pozicionuar piloti i Toro Rosso, Kvyat.
Në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Gjermanisë, Ferrari zhgënjeu, por siç duket të dielën, Vettel është rikthyer fuqishëm. Në provat zyrtare, Lewis Hamilton me Mercedes kishte siguruar “pole position” në pistën e Hockenheim dhe u nis nga vendi i parë. Në krah të britanikut të Mercedes u nis Max Versttappen më Red Bull. Ndërsa në vendin e tretë u nis Valtteri Bottas dhe pas tij Pierre Gasly, me makinën tjetër Red Bull.
