Video e drogës, Furxhi: Nuk identifikohet me siguri. Zaloshnja: Duhen ekspertë

POLITIKË


Të ftuar në emisionin ‘Real Story’ të Sokol Ballës në News 24 gazetarët Aleksandër Furxhi dhe analisti Eduard Zaloshnja kanë komentuar videon e kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla ku pretendohet se konsumon kokainë.

Aleksandër Furxhi thotë se është e qartë se personi në video merr drogë, por nuk mund të identifikojë personin në video. “Eksperti i imazhit të kriminalistikës nuk jam. Por kryebashkiakun e Bulqizës nuk e njoh si imazh. Megjithatë, nga ajo që shihet nuk mund të identifikohet. Ajo që është evidente është fakti që individi aty po merr drogë, është e qartë. Pse e mohon Alla. Mund të jetë një mënyrë për të fituar pak kohë. Nëse është i bindur se është ai apo jo do të vendosë nëse do të bëjë betejën ligjore. Ka dhe raste të tjera që kanë bërë këtë lloj taktike”, u shpreh Furxhi.

Eduard Zaloshnja shprehet nga ana tjetër se është e sigurt që personi në video është Lefter Alla, por ka vetëm një ngërç, pasi duhet ekspertë për të treguar nëse video është montazh siç pretendon Alla, pra është doktoruar nga persona të caktuar, apo është e vërtetë. “Nga pamja duket qartë që është ai. Duhen ekspertë që të dallojnë që me të vërtetë që është e doktoruar ose jo. Pasi ata që janë mjeshtër nuk mund të nxjerrin Yllin dhe të thonë Sokoli, por të bëjnë që të dukesh sikur po e bën atë veprim”, tha Zaloshnja.



Skip to toolbar