Dibër, Video që nxjerr keq PD: si sulmohet policia me molotov

AKTUALITET


Publikohet video e sulmit të militantëve të Partisë Demokratike me bomba molotov ndaj KZAZ-në numër 19 në Dibër mbrëmjen e së premtes. Në videon e publikuar nga Report TV shihet teksa militantët nga një largësi nga KZAZ lëshojnë bombat molotov në drejtim të KZAZ-së ku ndodhen edhe efektivë të policisë që e ruanin atë. Bombat molotov hidhen në drejtim të forcave të policisë dhe shpërthejnë në hyrje të KZAZ-së, ku punonjësit e policisë në tentativë për të mbrojtur KZAZ-në janë plagosur nga zjarri dhe shpërthimet. Pak më herët, PD deklaroi se nuk ka pasur bomba molotov, por policët janë plagosur nga gazi lotsjellës. Kjo video rrëzon pretendimet e PD, ku duken qartë sulmet e militantëve me lëndë plasëse. 6 efektivë policie mbetën të lënduar ndërsa 12 persona u arrestuan për sulmin.



Skip to toolbar