VIDEO/ Inspektimi në Durrës, banori: Rama ik. Kreu i qeverisë: Pa merak, tani!

POLITIKË


Kreu i Qeverisë, Edi Rama ishte të hënën në Durrës, ku pa nga afër, bashkë me inxhinierët që kanë ardhur nga Izraeli, disa godina të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Ndërsa inspektonte dhe takonte banorërt, kryeministri është përballur edhe me thirrjen e një qytetari “Rama ik”. I menjëhershëm ka qenë reagimi spontan i kryeministrit. “Pa problem, pa merak, tani”, i është përgjigjur kreu i qeverisë, i cili ka ndaluar për një moment dhe më pas ka vijuar rrugën bashkë me grupin që e shoqëronte dhe ekspertët izraelitë.

#TiNukDoJeshKurrëVetëm😢👐🏿🇦🇱Durrës – Me superskuadrën izraelite që po bën një punë të shkëlqyer bashkë me inxhinierët tanë, ndërkohë që 100 punëtorët e parë janë angazhuar në fillimin e meremetimeve, sipas orientimit të inspektorëve🇦🇱🤝🇮🇱https://e-albania.al/dhuro/

Gepostet von Edi Rama am Montag, 9. Dezember 2019

Inxhinieri izraelit i ka treguar pajisjen kryeministrit Rama, me të cilët shikohet nëse pallatet kanë dëmtime me strukturën apo ka vetëm dëmtime me muret. Në një prej pallateve, kryeministri ka takuar banorët, ku inxhinieri izraelit ka theksuar se nuk ka asgjë shqetësuese me banesën e tyre, pasi ajo ka pësuar vetëm dëme materiale. Inxhinierët izraelitë kanë theksuar se edhe pse në pamje të parë një godinë mund të duket si e marrë fund, duhet të shihet struktura.

Madje, inxhinieri izraelit ka bërë edhe një batutë inkurajuese me një nga banorët e pallatit. “Jam me inxhinierët e mi këtu, pas kësaj katastrofe! Ju duhet ta puthni shtëpinë. Ju ka mbrojtur!”, u shpreh inxhinieri izraelit, ndërkohë që ministri i plotfuqishëm, Bledi Çuçi i komunikoi Ramës një hall që e ka zënë. “Pas ekspertimeve të bëra, të gjithë tani kërkojnë inxhinierët izraelitë”, është shprehur Çuçi, duke shkaktuar të qeshura.



Skip to toolbar