Zëvendësministrja e Brendshme Romina Kuko u është përgjigjur zërave për përfshirjen e saj në një video kompromentuese me ambasadorin e BE në Tiranë, Luigi Soreca.
Përmes një postimi në “Twitter”, Kuko e cilëson paturpësi përfshirjen e emrit të saj në luftën që i është shpallur ambasadorëve të huaj në Tiranë, ndërsa e cilëson të neveritshme përgojimin e emrit të saj.
“Jam e befasuar nga disa media që përgojojnë me një lehtësi të neveritshme emrin tim për hesap të luftës qorre me ambasadorët!
Aludimet mbi foto takimesh publike, ku kam pasur nderin të përfaqësoj qeverinë në krah të Ambasadorit Soreca janë një paturpësi pa limit që të le pa fjalë!”, shkruan zv.ministrja Kuko.