Video/ Kurti takon ‘karmën’ në Kuvend

KOSOVA


Zhvillimet e fundit në Kosovë dhe skandalet e qeverise së udhëhequr nga Albin Kurti kanë zemëruar partitë opozitare brenda dhe jashtë kuvendit. Në seancën parlamentare që u zhvillua këtë të enjte ka pasur përplasje të ashpër fizike mes opozitës, Albin Kurtit e disa ministrave të Qeverisë.

Kjo pasi deputetet refuzuan të dëgjonin fjalimin e kreut të qeverisë së kosovës, pasi vetëm një ditë më parë, shefja e grupit parlamentar të partisë në pushtet u dëgjua në përgjime duke biseduar me deputet të Listë Serbe për veteranët e UÇK-së.

Numri dy i VV jo vetëm që diskutoi aksione politike me ekstremistët serbë te veriut, por dhe etiketoi veteranet e luftës si hajdute dhe ish komandantet e uck si haradinaj si mashtrues.

Në shenjë pakënaqësie, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, vendosi një letër ku Albin Kurti dukej me hundë të zgjatur, simbolikë e gënjeshtarit. PDK po ashtu vendos parullën Zdravo pranë fotos së Kurtit.

Mirëpo duke provokuar situatën zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, shkoi e hoqi letrën dhe e grisi. Ky akt i Bislimit nxiti tensionet. Deputeti Mërgim Lushtaku hodhi ujë në drejtim të kryeministrit Kurti,  teksa  prapë Besnik Bislimi e goditi me shishe këtë të fundit.

Mbrojtja e afërt e kryeministrit ka intervenuar për të ndaluar përleshjet.

Albin Kurti, që sa kohë ne opozitë hodhi dhe bomba tymuese në Kuvend, duket që sot takoi “karmën”

Ndërkohë përplasje kundër qeverisë së kosovës ka patur edhe jashtë parlamentit.  Anëtarët e PSD-së u përplasen me policinë para godinës.



Skip to toolbar