Një aksident i ka ndodhur në autostradën Lezhë-Laç. Një person i cili po drejtonte një motor ka humbur kontrollin e mjetit si pasojë e shpejtësisë dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse të autostradës.
Por burime bëjnë të ditur se motori ishte vjedhur nga drejtuesi i saj dhe në momentin që është pikasur nga pronari i motorit ka tentuar të largohet duke pësuar aksident.
Pas aksidentit ai ka mundur të largohet nga vendi i ngjarjes.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, ndërsa po shikohet për kamera sigurie me qëllim identifikimin e personit qe po e ngiste atë.