Video me kokainë, socialistët: Presim hetimet, përgjegjësia personale

POLITIKË


Deputetë, ministra dhe zyrtarë socialistë janë pyetur sot nga mediat në lidhje me videon e publikuar, ku pretendohet se Kryetari i Bashkisë Bulqizë po pi kokainë, por shumë prej tyre kanë hezituar të japin një mendim mbi këtë çështje, para se të hetohet dhe sqarohet nëse video është e vërtetë dhe përgjegjësitë e kryebashkiakut.

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, është shprehur se përgjegjësia është individuale. “PS është e qartë në vullnetin e saj që në ditën që ka votuar ligjin e dekriminalizimit”, deklaroi Manja. Ndërsa deputeti i qarkut të Beratit, Adnor Shameti nuk ka dashur të komentojë videon, pasi sipas tij nuk e kishte parë, por ka deklaruar se “përgjegjësia juridike është përgjegjësi personale”.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në një reagim për mediat u shpreh se përpara se të dilet në konkluzione duhet të pritet hetimi. “Të dalin njëherë nëse janë videot të vërteta dhe pastaj të flasim sipas rastit, t’i hetojnë dhe më pas të themi nëse është apo jo”, tha ajo. Ndërsa ministri i Diasporës, Pandeli Majko nuk pranoi të komentonte.



Skip to toolbar