VIDEO/ Moti i keq në vend, reshje të dendura në Vlorë e Fier. Probleme me qarkullimin në disa akse

AKTUALITET


Shqipëria është përfshirë nga moti i keq këtë të premte. Në shumë qytete të vendit, raportohen problematika për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Në Vlorë, vijojnë reshjet me intensitet të lartë. Në disa akse, është e pamundur të qarkullohet për shkak të prezencës së ujit. Probleme janë shfaqur ne zonën e skelës, në rrugën “ Albano , Romina” dhe pranë bibliotekës apo edhe në qendrën historike. Vetëm në rrugën transballkanike mund të lëvizet me automjet.

Ndërkaq, reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme edhe në Fier. Vështirësi ka në qarkullimin e automjeteve në kalimin e akseve Fier-Patos dhe në unazën e madhe të qytetit.

Megjithatë, shtabet e emrgjencave në prefekturë dhe bashki nuk raportojnë për dëme perveçse të disa automjeteve të bllokuara në ujë./abcnews.al



Skip to toolbar