VIDEO/ Pamje tepër emocionuese, Mirlind Daku mëson ftesën e Sylvinho për Euro 2024 nga televizori

Më të fundit


Një moment tepër emocionues dhe i bukur ka ndodhur në familjen e sulmuesit të kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku.

Daku ka mësuar se Sylvinho e kishte grumbulluar në listën e Euro 2024 duke e parë nga televizori.

Është gazetari kosovar, Arlind Sadiku, që ka postuar në rrjetet sociale momentet kur ai merr vesh që do të jetë në “Gjermani 2024”.

Shtatlarti nuk i mban dot lotët, ndërsa familjarët shkojnë ta përqafojnë. Ndërsa një tjetër del jashtë duke qëlluar me armë.

Një moment emocionues në familjen Daku, me Mirlindin që tashmë duhet të bëjë gati muskujt dhe mendjen për një përfaqësim në “EURO 2024”./ h.ll/abcnews.al



Skip to toolbar