VIDEO / Rama: Formula 1 e garave botërore të ujit, sezonin e ardhshëm në Pogradec

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama solli sot në vëmendje aktivitetin e garave botërore të ujit që pritet të zhvillohet vitin e ardhshëm në Pogradec dhe që pritet të tërheqë akoma edhe më shumë vizitorë në qytetin e bukur liqenor.

“Me Formula 1 të garave botërore të ujit, e cila vjen në Pogradec në korrik 2024, si pararendëse e Formula 1 në garat me makina, që do të vijë në Elbasan pas pak vitesh, kur të kemi përfunduar cirkuitin e kaluar të gjitha testet e kërkuara, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

“43 skuadra nga e gjithë bota do ta kthejnë Pogradecin në kryeqendrën botërore të sporteve ujore për 7 ditë, sepse Shqipëria e Turistike tanimë është ngjitur në një nivel të ri”, vijoi Rama.

Garat botërore të ujit apo Pogradec Grand Prix 2024 pritet të zhvillohen në datat 2-7 korrik 2024, si një aktivitet i përmasave të mëdha gjatë sezonit të ardhshëm turistik.



Skip to toolbar