VIDEO / Rama pret Macron në Kryeministri, merr pjesë edhe në Forumin Ekonomik

AKTUALITET


Pas Samitit të Komunitetit Politik Evropian, Emmanuel Macron qëndroi në kuadër të vizitës zyrtare që do të zhvillojë sot, më 17 maj, në Shqipëri. Kjo është vizita e tij e dytë zyrtare në pak kohë në vendin tonë, por e para e shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Brigitte.

Në orën 08:45, kryeministri Edi Rama e ka pritur presidentin francez në kryeministri. Më pas, në orën 09:30, do të nënshkruhen disa marrëveshje në fushën e mbrojtjes, turizmit dhe prodhimit të energjisë. Vizita zyrtare e Macron do të vijojë me një deklaratë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, e cila është parashikuar në orën 10:00-10:15. Të dy udhëheqësit do të flasin edhe në forumin ndërkombëtar “Iniciativa e Investimeve të së Ardhmes”, ku do të jetë i pranishëm edhe dhëndri i Trump, Jared Kushner si dhe ish-kryeministri italian Matteo Renzi.

Një ditë më parë, pas samitit, presidenti francez inauguroi me kryeministrin shkollën prestigjoze franceze të kodimit “Ecole 42”, e dedikuar drejt botës së teknologjisë. Rama dhe Macron biseduan me të rinjtë që gjendeshin në mjediset e reja të dedikuara, të cilët sollën eksperiencat e tyre personale të adoptimit me sukses në fushën digjitale. Në fund u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit Shqipëri-Francë për inovacionin nga dy ministrat përfaqësues për inovacionin.

Në fushën e mbrojtjes ministri francez Sébastien Lecornu firmosi me ministrin Piro Vengu marrëveshjen teknike për blerjen e sistemit të vëzhgimit ajror nga një kontraktor industrial francez. Një mbështetje për Forcat Ajrore shqiptare në rritjen e kapaciteteve të avancuara mobile. Në nder të mysafirëve francezë kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda shtruan një darkë zyrtare në pallatin e Brigadave.

AXHENDA:
08.45: Takim dypalësh mes Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Emmanuel Macron (Vendi:
Salla e Hartave, Kryeministria)

Delegacioni shqiptar:
Z. Edi Rama, Kryeministër
Znj. Belinda Balluku, Zv/KM, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë
Z. Igli Hasani, Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme
Z. Pirro Vengu, Ministër i Mbrojtjes
Znj. Mirela Kumbaro, Ministre e Turizmit dhe Mjedisit
Znj. Adea Pirdeni, Ministre Shteti për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin
Znj. Majlinda Dhuka, Ministër Shteti, Kryenegociatore
Z. Dritan Tola, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Paris
Z. Erald Elezi, Drejtor i KESH
Z. Enio Ohri, Kabineti i Kryeministrit
09.30: Ceremoni nënshkrimi marrëveshjesh (Vendi: Salla e Hartave, Kryeministria)
1- Në fushën e Mbrojtjes (Ministria e Mbrojtjes)
2- Në fushën e prodhimit të energjisë (KESH)
3- Në fushën e turizmit (Ministria e Turizmit dhe Mjedisit)
10.00-10.15: Deklaratë e përbashkët për shtyp e Kryeministrit Rama dhe Presidenti Macron
(Vendi: Mjedisi Eden, Kryeministria)

Pjesëmarrja: I gjithë delegacioni

10.15: Lëvizja drejt Teatrit të Operas dhe Baletit

Kryeministri Rama dhe Presidenti Macron lëvizin së bashku
10.30: Fjalë të dy liderave në Forumin FII (Vendi: Salla e madhe, TOB)

11.00: Nisja e delegacionit francez drejt aeroportit të Rinasit
11.15: Mbërritja e delegacionit francez në aeroportin e Rinasit
11.30: Fluturim i posaçëm kthimi drejt Parisit (F-RAFR)



Skip to toolbar