Video/ Si me Putin, Erdogan nxjerr gardën me kuaj e flamuj për të pritur Ramën

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në Ankara, vizitë që e kishte lajmëruar më herët.

Rama është pritur nga presidenti turk Erdogan, në Kompleksin Rezidencial. Ata ndër të tjera janë përshëndetur me njëri – tjetrin, me dorë në zemër.

Mësohet se në Turqi do të nënshkruhen disa marrëveshje.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

Ankara – Ceremonia Zyrtare e Pritjes së Delegacionit shqiptarë në Kompleksin Rezidencial

Ajo që ra në sy deri më tani nga vizita e kryeministrit Rama në Ankara, është pritja që presidenti turk rezervoi për kreun e qeverisë shqiptare, një pritje e njëjtë me presidentin rus, Vladimir Putin, kur garda me 40 kuaj e flamuj shoqëronte eksortën.



Skip to toolbar