VIDEO/ Rrugorja instalon radarët e shpejtësisë në autostradën Thumanë-Kashar

AKTUALITET


Policia Rrugore ka instaluar radarë të shpejtësisë në aksin e ri rrugor, autostrada Thumanë-Kashar.

Mësohet se këta radarë janë vendosur për të mbrojtur jetët e qytetarëve dhe për të siguruar një lëvizje më të sigurtë për të gjithë.

Njoftimi i Policisë:

Për të përmirësuar sigurinë në rrugët tona dhe për të reduktuar shpejtësinë e lartë, Policia e Trafikut ka instaluar radarë të shpejtësisë në aksin e ri rrugor, autostrada Thumanë-Kashar. Këto radarë janë vendosur për të mbrojtur jetët e qytetarëve dhe për të siguruar një lëvizje më të sigurtë për të gjithë.

Mesazhi ynë për ju: Respektoni kufijtë e shpejtësisë dhe kontribuoni në sigurinë e rrugëve tona. Çdo shkelje e shpejtësisë mund të ketë pasoja të rënda për ju dhe për të tjerët. Bashkëpunimi juaj është thelbësor për një mjedis më të sigurtë rrugor. Faleminderit për mirëkuptimin!/abcnews.al



Skip to toolbar