Video, shembet me tritol pallati i dëmtuar nga tërmeti

AKTUALITET


Pas vlerësimit të ekspertëve të huaj, është shembur pallati i parë me eksploziv, shpërthim i kontrolluar në zonën e Plazhit në Durrës, pasi u bë i pabanueshëm si pasojë e tërmetit tragjik të 26 Nëntorit. Kolonat e pallatit 6-katësh ishte shkatërruar nga tërmeti, pavarësisht se në fasadë nuk ka pasur dëme të dukshme. Ekspertët e kanë vlerësuar të pabanueshëm duke sjellë shembjen totale.

Që në mëngjes ka nisur hapja e gropave dhe është bërë gjithçka gati për vendosjen e kallëpeve të tritolit, për të bërë të mundur shembjen e pallatit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ekipet xheniere të Forcave të Armatosura kanë marrë masat e sigurisë për një perimetër të gjerë.

Trupa xheniere, bashkë me IKMT realizuan rrëzimin e pallatit që kishte dëmtime serioze, ndonëse i shpëtoi shembjes, si të tjera ndërtesa, në rrënojat e të cilave u gjetën edhe viktima.

Pas shembjes, ekspertët kanë kontrolluar zonën, duke vlerësuar se nuk ka pasur dëme serioze në struktura, megjithëse ka pasur disa dëme si thyerje xhamash dhe pak mure anësore, ndërkohë që shembjet pritet që të vijojnë.



Skip to toolbar