VIDEO/ Tërmet i fuqishëm 7.1 ballë në Tibet, të paktën 95 të vdekur

BOTA


Tërmeti 7.1 ballë të shkallës Rihter që goditi rajonin malor të Tibetit këtë të martë në mëngjes, ka shkaktuar mjaft humbje jete dhe disa të plagosur.

Numri i të vdekurve, i dhënë nga media shtetërore kineze, tani është rritur në 95 dhe 130 persona u raportuan të jenë lënduar.

“Gjithsej 95 persona janë konfirmuar të vdekur dhe 130 të tjerë të plagosur që nga ora 15:00 (07:00 GMT),” tha agjencia e lajmeve kineze Xinhua.

Gjithashtu, për pasojë mbi 1000 shtëpi janë dëmtuar nga tërmeti në Tibet të Kinës.

Forcat ajrore kineze kanë nisur përpjekjet e shpëtimit dhe dronët në zonën e prekur. 



Skip to toolbar