UEFA ka lëvduar supergolin e anësorit të sulmit të Shqipërisë, Jasir Asani duke menduar se mund të jetë më i bukuri i raundit.
“Jasir Asani me një tjetër golazo. Objektivi i mundshëm i pretendentit të raundit?”, shkruan institucioni evropian i futbollit.
Asani pranoi para mediave se “tifozët kanë qenë mbështetja jonë”. Dhe, për të “sot ka qenë një finale tjetër”.
“Për golat është merita e stafit që krijojnë hapësira dhe unë gjuaj nga çdo pozicion. Sot duhet të festojmë, sepse kemi qenë fantastikë në 90 minuta, kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. Pas golit krijuam raste të tjera dhe krijuam raste të hapura, falenderoj Silvinjon dhe stafin e tij, i jam mirënjohës gjithë jetën atyre”, theksoi anësori shqiptar.
Ai shtoi se është kënaqësi e madhe për atë që po bëjmë.
“Sot është dita për të festuar, duhet të festojmë”, theksoi lojtari nga Shkupi.
Golat e lojtarëve shqiptarë në këto kualifikuese kanë qenë fenomenalë, teksa kanë fituar tre nga gjashtë golat më të bukur të raundeve: saktësisht Jasir Asani ndaj Moldavisë në raundin e tretë, i Kristian Asallanit ndaj Ishujve Faroe në raundin e katërt e përsëri i Asanit edhe në raundin e gjashtë ndaj Polonisë.