Videokartolinë nga Bordi i Paqes, Rama ndan momentet më të spikatura

Më të fundit


Pas takimit të së enjtes në Bordin e Paqes në Uashington, kryeministri Rama ka ndarë një videokartolinë.

Veç fjalës së tij të plotë në Bordin e Paqes, Rama ka pasqyruar në mënyrë të përmbledhur disa prej momenteve kyçe të mbledhjes së parë të Bordit.

Ai shihet gjatë bisedave me Trumpin e liderë të tjerë ndërkombëtarë, si dhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.

Gjatë fjalimit hapës, Trump e veçoi Ramën duke u shprehur: “Bordi i Paqes është me liderë shumë të respektuar. Jemi të nderuar që na bashkohet kryeministri Rama, kryeministri shqiptar”, një frazë e cila është përfshirë edhe në videon e postuar nga Rama.



Skip to toolbar