Vidhet argjendaria në Tiranë, autori krijoi një vrimë në tarracë dhe depërtoi brenda

AKTUALITET


Një argjendari në pronësi të qytetares me iniciale S.K. është vjedhur gjatë natës në Rrugën e Dibrës në Tiranë.

Dyshohet që një person i maskuar ka mundur të futet brenda dhe të marrë rreth sende me vlerë rreth 10 milionë Lekë të vjetra. Mësohet se hajduti ka mundur të hyjë në argjendari nga pjesa e sipërme e tarracës, ka krijuar një vrimë dhe ka depërtuar brenda.

Agjentët e Komisariatit nr. 4 po punojnë për identifikimin e tij, janë mbledhur pamjet e kamerave të sigurisë dhe po analizohen.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.



Skip to toolbar