Vihet në punë sistemi dixhital, si do të mbrohet bregdeti

AKTUALITET


Mbrojtja e bregdetit nga abuzimet e shumta që nga zënia e plazheve publike nga privatët e deri te ndërtimet pa leje, tashmë do të realizohet më një sistem dixhital, i cili do të jetë i aksesueshëm për të gjitha institucionet, duke shmangur kështu jo vetëm mishmashin e procedurave burkoratike për përgjegjësitë institucionale, por duke kontrolluar edhe detyrimet tatimore për secilin subjekt që vepron në bregdet.

Lajmi për krijimin e këtij sistemi dixhital e ka dhënë vetë kryeministri Rama, i cili deklaroi se aktualisht janë pasqyruar 12 mijë e 132 fotografitë, të cilat mbulojnë 180 km bregdet me plazhe. “30 mijë të tjera, që do t’u bashkangjiten në javët në vijim, përbëjnë pasqyrën digjitale të reformës së nisur për kontrollin, mbrojtjen dhe zhvillimin e Vijës sonë Bregdetare”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Sipas tij, kjo pasqyrë digjitale, e cila do të përditësohet vijimësisht, do të prodhojë të gjitha të dhënat e nevojshme për pronësinë publike a private, ndërtimet abuzive, aktivitetet hoteliere dhe njësitë e shërbimit (bashkë me statusin e tyre juridik e tatimor), hotspotet mjedisore, monumentet e kulturës e zonat e mbrojtura.

Deri më sot nuk ka pasur një sistem unifikues të institucioneve dhe shpesh herë në rastet e abuzimeve, ato justifikoheshin për të shmangur përgjegjësinë, por tashmë kjo shmangie do të marrë fund, duke vënë para përgjegjësië edhe funksionarët, kur tolerojnë abuzime. “Të gjitha institucionet dhe strukturat të shtetit, të cilat do të përfshihen në zbatimin e Ligjit të ri për Vijën Bregdetare, do ta përdorin këtë pasqyrë për planifikime, verifikime dhe operacione në terren, në funksion të qëllimit për t’u ofruar qytetarëve një Shqipëri turistike shumë më cilësore; me plazhe të lira, shërbime publike të aksesueshme dhe shërbime tregtare të formalizuara, mjedis të mbrojtur e zhvillim të qëndrueshëm të infrastrukturës së mikpritjes”, deklaroi kryeministri Rama.

KA NiSUR PUNA… për Vijën Bregdetare 2020 12 mijë e 132 fotografitë e para, të cilat mbulojnë 180km bregdet me plazhe dhe mbi 30 mijë të tjera, që do t’u bashkangjiten në javët në vijim, përbëjnë pasqyrën digjitale të reformës së nisur për kontrollin, mbrojtjen dhe zhvillimin e Vijës sonë Bregdetare🌊Kjo pasqyrë digjitale, e cila do të përditësohet vijimësisht, do të prodhojë të gjitha të dhënat e nevojshme për pronësinë publike a private, ndërtimet abuzive, aktivitetet hoteliere dhe njësitë e shërbimit (bashkë me statusin e tyre juridik e tatimor), hotspotet mjedisore, monumentet e kulturës e zonat e mbrojtura😁Të gjitha institucionet dhe strukturat të shtetit, të cilat do të përfshihen në zbatimin e Ligjit të ri për Vijën Bregdetare, do ta përdorin këtë pasqyrë për planifikime, verifikime dhe operacione në terren, në funksion të qëllimit për t’u ofruar qytetarëve një Shqipëri turistike shumë më cilësore; me plazhe të lira, shërbime publike të aksesueshme dhe shërbime tregtare të formalizuara, mjedis të mbrojtur e zhvillim të qëndrueshëm të infrastrukturës së mikpritjes⛱#ShqipëriaqëDuam☀️🇦🇱

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 28. August 2019


Skip to toolbar