Pak ditë pas protestës masive me mbi 100,000 pjesëmarrës në Beograd, studentët janë organizuar sërish në një protestë që u mbajt këtë të premte në kryeqytetin serb.
Studentët e Fakultetit të Arteve bllokuan autostradën drejt Beogradit të Ri dhe më pas të gjithë rrethrrotullimin kryesor të kryeqytetit. Me të mbërritur studentët, qarkullimi i automjeteve u ndërpre. Fakultetet e Vozhdovcit bllokuan pjesën drejt autostradës dhe pjesën tjetër drejt Beogradit të Ri, duke bllokuar kështu të gjithë kryqëzimin e Mostarit.
Studentët e zhgënjyer me qeverisjen e Vucic kërkuan dorëheqjen e tij si dhe shprehën revoltën ndaj korrupsionit qeveritar. Ata njoftuan duke fishkëllyer, fërshëllyer dhe brohoritur “Të gjithë në bllokada” se nuk do të hiqnin dorë nga përmbushja e kërkesës për përcaktimin e përgjegjësisë për vdekjen e 15 personave dhe plagosjen e rëndë të dy të tjerëve pas shkatërrimit të një stacioni hekurudhor të rindërtuar në Novi Sad.
“Ejani në Mostar, nëse keni guxim” ishte motoja e protestës së tyre e njoftuar prej disa ditësh për këtë të premte.