Lirohen 2000 m2 plazh në Durrës e Vlorë, 12 “pronarë” nën hetim

AKTUALITET


Policia ka liruar 2000m2 plazh të zaptuar në mënyrë të paligjshme në Durrës e Vlorë dhe ka proceduar 12 pronarë subjektesh.

Konkretisht në qytetin e Durrësit 2000m2 plazh i zaptuar në mënyrë të kundërligjshme i është rikthyer pushuesve. Për këtë janë proceduar L. B., F. B., O. D., F. R., A. C.,  S. B., të gjithë banues në Durrës, të cilit ishin ndëshkuar me parë edhe nga Policia Bashkiake. Nga kontrolli i ushtruar rezultoi se këta pronarë kishin zënë me çadra plazhi, hapësirat publike në bregun e detit pa leje nga organet përkatëse. Mbi ta rëndon akuzë për një sërë veprash penale  “Zënia e hapësirave publike”, “Fshehja e të ardhurave”, “Moslëshimi i kuponit tatimor”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Pushtimi i tokës”.

Ndërkohë, në qytetin e Vlorës janë proceduar penalisht 6 administratorë biznesesh në Radhimë dhe Himarë, konkretisht. D.,  P. K,  M. K,  M. Dh., S. Sh., A. Z.. Procedimi penal ka nisur ndaj tyre sepse nga kontrollet e ushtruara në plazhet e Radhimës dhe Gjipesë, është konstatuar se këto biznese kanë pasur me mungesë të theksuar dokumentacioni, nuk lëshonin kupona tatimorë dhe nuk kishin kontratë qiraje me Bashkitë përkatëse.

Kryeministri Rama ka njoftuar më herët se në shtator me ndryshimet në ligj këta zaptues plazhesh nuk do ia hedhin kollaj, pasi do të dënohem me burg. Rama ka paralajmëruar se do të ndryshohet ligji, ku vija bregdetare do të hiqet nga administrimi i pushtetit lokal dhe do t’i kalojë pushtetit qendror.

Durrës-VlorëVijon operacioni "Plazh i lirë"Policia e Shtetit vijon zbatimin e detyrave të përcaktuara në planin e posaçëm të masave për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore.Në Durrës, lirohen rreth 2000 m2plazh i zaptuar në mënyrë të kundërligjshme.Procedohen 12 pronarë subjektesh, nga këta 6 në Durrës e 6 në Vlorë, për veprat penale "Zënia e hapësirave publike", "Fshehja e të ardhurave", "Moslëshimi i kuponit tatimor", "Punësimi i paligjshëm" dhe "Pushtimi i tokës".Policia e Durrësit në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, kanë vijuar operacionin për lirimin e hapësirave publike, duke vënë në dispozicion të pushuesve rreth 2000 m2 plazh, pronë publike e zaptuar në mënyrë të kundërligjshme.Policia ka proceduar penalisht 6 shtetas për veprën penale "Zënia e hapësirave publike", ndëshkuar me parë edhe nga Policia Bashkiake. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunimin me Task-Forcën e ngritur nga Prefekti i Qarkut Durrës dhe Policinë Bashkiake, në vijim të punës për monitorimin, kontrollin dhe goditjen e informalitetit, proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: L. B., F. B., O. D., F. R., A. C., S. B., të gjithë banues në Durrës.Procedimi ndaj tyre filloi pasi nga kontrolli i ushtruar, u konstatua se këta shtetas kishin zënë me çadra plazhi, hapësirat publike në bregun e detit pa leje nga organet përkatëse.- Në Vlorë në vijim të kontrolleve të subjekteve tregtare të cilat kanë zaptuar plazhet publike bregdetare në mënyrë të paligjshme, Policia ka proceduar penalisht 6 administratorë subjektesh në Radhimë dhe Himarë, konkretisht shtetasit B. D., P. K, M. K, M. Dh., S. Sh., A. Z., Policia ka nisur procedimet penale për secilin prej tyre, pasi nga kontrollet e ushtruara në subjektet tregtare në plazhet e Radhimës dhe Gjipesë, është konstatuar se këta shtetas kanë ushtruar aktivitetin "Plazh Privat" me mungesë të theksuar dokumentacioni, nuk lëshonin kupona tatimorë dhe nuk kishin kontratë qiraje me Bashkitë përkatëseOperacioni do të vijojë në gjithë zonën bregdetare, për të kthyer në dispozicion të qytetarëve çdo hapësirë publike të zënë në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim fitimin.

Gepostet von Policia e Shtetit am Mittwoch, 7. August 2019


Skip to toolbar