Virologu i njohur italian jep lajmin e mirë: Pandemia do të përfundojë në maj

CORONAVIRUS


Ndërkohë që bota është duke u përballur me një valë të nxehtë të pandemisë, ndikuar nga përhapja e shpejtë e variantit Omicron, disa ekspertë janë optimistë se fushata e vazhdueshme e vaksinimit mund të nënkuptojë së shpejti fundin e saj.

Ndërsa Italia arriti një numër të ri rekord ditor të vaksinimeve këtë javë, një virolog italian parashikoi se shkalla e lartë e vaksinimit mund të nënkuptojë se pandemia merr fund deri në pranverë.

“Tashmë në pranverë, midis prillit dhe majit 2022, në mënyrë të arsyeshme nuk do të jemi në pandemi”, tha Matteo Bassetti, drejtor i Klinikës së Sëmundjeve Infektive në Genova, për Rai Radio1 të mërkurën.



Skip to toolbar