Virusi misterioz vret 17 vetë në Kinë, qyteti në gjendje karantine

AKTUALITET


Virusi misterioz ka vrarë të paktën 17 persona në Kinë, ndërsa numri i te infektuarve është rritur me ritme të shpejta. Qyteti i Wuhan me 11 milionë banorë, aty ku nisi burimi i sëmundjes është vendosur në gjendje karantine. Autoritetet kanë pezulluar aeroplanët dhe trenat, sikurse dhe metrotë, ndërsa vendasve u është thënë të mos lëvizin nga shtëpitë.

Janë të paktën 500 raste të konfirmuara të infektuar me virusin që janë përhapur nëpër botë.

Në rrugë qarkullojnë vetëm ambulanca të Kryqit të Kuq dhe janë ngritur dhoma me izolim special për raste të konstatuar të prekur nga virusi.

Në 35 aeroporte nëpër botë janë instaluar pika fikse të kontrollit të temperaturës me rreze infra të kuqe

Epidemiologët e Londrës që së pari ngritën alarmin në mbarë botën, me një studim statistikor të numrave, thonë se të infektuarit vetëm në Hubei janë rreth 4 mijë.

Po çfarë është ky virus?

Mostrat virale janë marrë nga pacientët dhe janë analizuar në laborator. Zyrtarët në Kinë dhe Organizata Botërore e Shëndetit ka konkluduar se infeksioni është një koronavirus. Koronaviruset janë një familje e gjerë e viruseve, por vetëm gjashtë ose shtatë prej tyre dihet se infektojnë njerëzit.

Ata shkaktojnë ftohjen e zakonshme, dhe më pas kalojnë në një sindrom të rëndë të frymëmarrjes akute. Një sindrom i ngjashëm (Sars) është një koronavirus që vrau 774 nga 8,098 personat e infektuar në një shpërthim që filloi në Kinë në vitin 2002.

Analiza e kodit gjenetik të virusit të ri tregon se është më e lidhur me Sars se çdo koronavirus tjetër njerëzor. Virusi ka shkaktuar pneumoni në disa pacientë dhe ka qenë fatale në dy prej tyre.



Skip to toolbar