Viti i Ri nis me binjakë/ Rama: Lajm i një viti me bereqet

AKTUALITET


Viti 2025 erdhi edhe me një tjetër lajm të bukur.

Fëmijët e parë që erdhën në jetë, si rrallë herë në të kaluarën, ishin binjakë.

Ka qenë kryeministri Edi Rama që dha i pari lajmin, e që u konfirmua edhe nga ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu.

ÇFARË VITI FILLOI! Mirëserdhët Ares dhe Rajd, jetë të gjatë dhe me këmbën e mbarë!

Këto janë binjakët e vitit 2025, që na u bashkuan shëndosh e mirë si lajmës të një viti me bereqet, në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, me të trokitur ora 12:00!”, shkruan Rama.



Skip to toolbar