Viti i ri, Rama jep bonusin e bebeve te ‘Mbretëresha Geraldinë’, lule për nënat e reja

POLITIKË


Takimi me nënat më të reja për 2020, ka qenë vizita e parë për kryeministrin Edi Rama, i cili mëngjesin e sot ka takuar edhe ekipin e mjekëve në maternitetin ‘Mbretëresha Geraldinë’. Kreu i qeverisë përgëzoi stafin mjekësor për përkujdesjen dhe angazhimin maksimal dhe duke iu uruar 10 foshnjave që erdhën në jetë minutat e fundit të 2019 dhe orët e para të Vitit të Ri, jetë të gjatë dhe të lumtur. Ndër të tjera, kryeministri ka shpërndarë edhe bonusin e bebeve.

Ndërsa shpërndau bonusin e bebeve, Rama nuk ka kursyer as batutat, të cilat mund të shikohen në videon e postuar.

MIRËSEERDHËT❤️👼🤱

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 1. Januar 2020

Pas këtij takimi, kreu i qeverisë, përmes një postimi në ‘Facebook’, ka uruar të gjitha nënat e reja dhe u ka premtuar mbështetje, që jeta e bebeve të jetë sa më e lehtë dhe e bukur. “Gëzuar nënave dhe të gjitha familjeve të reja që presin, e do të presin fëmijë në vitin e saponisur. Ne u jemi e do t’u jemi pranë për ta bërë më lehtë e më të bukur, ardhjen e bebeve”, shkruan ai , pas vizitës në maternitet.



Skip to toolbar