Vizat në SHBA, kujdes shënimin e oficerit në pasaportë

AKTUALITET


Shumë shqiptarë aplikojnë për viza turistike në SHBA dhe kanë përfituar nga ambasada në Tiranë, por çdokush që përfiton një vizë të tillë duhet të ketë kujdes të veçantë për shënimin që i bëhet në pasaportë nga oficeri i emigracionit kur të mbërrijë në SHBA.

Këtë informacion e ka bërë të ditur vetë ambasada e SHBA në Tiranë me anë të një mesazhi në rrjetet sociale. “Është shumë e rëndësishme që t’i përmbaheni kushteve të vizës tuaj. Nëse ju i thoni oficerit konsullor që do të qëndroni për dy javë në SHBA, ju nuk mund të qëndroni gjashtë muaj. Në pikën e hyrjes në SHBA, oficeri i imigracionit do të shënojë në pasaportën tuaj se sa kohë mund të qëndroni, sigurohuni të mos e tejkaloni!”, shprehet ambasada e SHBA.

Kjo tërheqje vëmendje të kujton se shumë shqiptarë, që marrin viza turistike për në SHBA, duke përfituar nga të afërmit që kanë me leje qëndrimi ose me pasaportë amerikane, qëndrojnë për një kohë shumë të gjatë, veprim i cili mund t’i penalizojë në të ardhmen.

🇦🇱️ | Është shumë e rëndësishme që t’i përmbaheni kushteve të vizës tuaj. Nëse ju i thoni oficerit konsullor që do të…

Gepostet von U.S. Embassy-Tirana am Mittwoch, 28. August 2019


Skip to toolbar