Vllaznia në merkato, firmos për tre vite fantazisti nga Mali i Zi

Më të fundit


Vllaznia ka zyrtarizuar marrëveshjen me futbollistin nga Mali i Zi, Kristijan Vulaj. Fantazisti vjen nga radhët e Decic, ndërsa tashmë ka firmosur një kontratë trevjeçare me kuqeblutë. 23-vjeçari është pjesë e kombëtares së Malit të Zi dhe pritet të jap një kontribut të rëndësishëm për skuadrën e trajnerit Mirel Josa në ndeshjet e Conference League ndaj rumunëve të Universitatea Craiovës, por edhe në Abissnet Superiore.

Në të kaluarën, mesfushori me tipare ofensive është aktivizuar edhe me Petrovac dhe eksperiencën në Shqipëri e ka të parën jashtë kampionatit malazez.

Ndërkohë, konfirmimin për marrëveshjen me Vulajn e zyrtarizoi vetë klubi i Vllaznisë nëpërmjet faqes zyrtare në rrjetet sociale ndërsa më parë shkodranët kanë prezantuar edhe Lorik Boshnjakun e Dejan Shehin. Në ditët në vijim, Vllaznia pritet të niset drejt Austrisë për të kryer edhe fazën përgatitore para se të startojë sezonin e ri.

Njoftimi i Vllaznisë:



Skip to toolbar