Dy automjete që i përkasin dy shtetaseve janë djegur pak pas mesnatës së sotme në zonën e Lugomares në Vlorë.
Në rrugë kanë mbetur ende shenjat nga zjarri, ndërkohë mjetet janë larguar nga vendi i ngjarjes në orët e para të mëngjesit të sotëm nga ana e policisë.
Shkaqet e djegies së makinave nuk dihen ende, ndërsa policia ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të ngjarjes.
“Më datë 03.01.2021, rreth orës 00:37, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, janë djegur pjesërisht dy automjete, në pronësi të shtetaseve K. P., dhe E. P., banuese në Vlorë”, – thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.