Vlorë, i vihet flaka makinës së punonjësit të Ujësjellësit

AKTUALITET


Një makinë është djegur sot gjatë natës në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:15 minuta në zonën e Ujit të Ftohtë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti tip ‘Nissan’ me targë Vl 7260 është në pronësi të shtetasit Olsi Kafazi, punonjës i Ujësjellësit.

Aktualisht policia po heton në lidhje me ngjarjen në fjalë, nëse është një defekt teknik apo zjarrëvënie e qëllimshme.



Skip to toolbar