Vlorë, përfshihet nga flakët banesa, vdes 55-vjeçari

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Vlorë, ku një person ka humbur jetën si pasojë e flakëve.

Incidenti u shënua rreth orës 6:20, në lagjen “Rilindja”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se nga flakët është përfshirë banesa e shtetasit me inicialet Gj.B., rreth 55-vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën nga zjarri. Mësohet se viktima jetonte vetëm dhe vuante nga shëndeti mendor.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 13.01.2022, rreth orës 6:20, në lagjen “Rilindja”, Vlorë është përfshirë nga flakët banesa e shtetasit Gj. B., rreth 55 vjeç, i cili jetonte i vetëm dhe vuante nga shëndeti mendor. Si pasojë e flakëve ky shtetas ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.



Skip to toolbar