Vlorë/ Përplasen dy automjete, një i plagosur rëndë

AKTUALITET


Dy automjete janë përplasur në Vlorë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës në hyrje të lungomares.

Automjetet kanë qënë duke qarkulluar në korsinë e tyre ndërkohë që një nga makinat është kthyer për të hyrë në rrugë dytësore duke i prerë rrugën makinës tjetër që po vinte me shpejtësi nga Uji i Ftohtë për në Skelë.

Për të shmangur përplasjen, automjeti është përplasur me një palmë anës rrugës , duke bërë që drejtuesi të marrë plagë të renda në kokë, i cili më pas është transportuar për në spitalin e Vlorës. Policia ndodhet në vendgjarje./abcnews.al



Skip to toolbar