Vodhën 51 vila në Gjermani, gjykim të shkurtuar anëtarit të “skifterëve”

AKTUALITET


Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit ka pranuar gjykim të shkurtuar për Gentian Durakun, i cili akuzohet si anëtar i një grupi të strukturuar kriminal, që ka kryer 51 vjedhje vilash luksoze në Gjermani.

I akuzuari Gentian Duraku, i njohur si ‘Skifteri’ ishte i pranishëm në seancën në GJKKO. Nga hetimet, grupi kryente vjedhje nga e hëna në të shtunë. Të dielën e kishin pushim. Në disa prej vjedhjeve rezulton se kanë bërë vetëm dëme, duke mos marrë asgjë. Dy ‘skifterat’ pjesë e grupit të Duraku janë dënuar në Gjermani, Elis Dalipaj dhe Mihal Xhaferraj. Asnjë nga gjermanët ‘viktimë’ e vjedhjeve nuk kanë qenë të pranishëm gjatë kryerjes së krimeve. Hetimet e autoriteteve shqiptare u bazuan tek letërporosia gjermane.

Gentian Duraku ishte shndërruar në makth për policitë gjermane e franceze, pasi dyshohej si anëtar i një grupi kriminal, që ka kryer vjedhjen e të paktën 50 vilave luksoze në këto shtete.

Përpjekjet e autoriteteve të huaja për ta arrestuar të dyshuarin, nuk kishin dhënë rezultat, derisa hetimet zbuluan se ai ishte larguar dhe fshihej në Shqipëri. Për t’i sjellë sendet e vjedhura në Shqipëri për të mos rënë në sy të policisë 29-vjeçari përdorte transport publik dhe nuk udhëtonte kurrë me makinë private. Pjesë e grupit ishin mbi 40 persona dhe dëmi që kanë shkaktuar është rreth 500 mijë euro



Skip to toolbar