Von der Leyen për Sassolin: E pikëlluar nga humbja e një europiani të madh

BOTA


Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen , shprehu ngushëllimet e saj për humbjen e Presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassol. Me anë të një postim në Twitter,ajo theksoi se ai ishte “një europian i madh” dhe një “italian krenar”.

“Jam thellësisht e pikëlluar nga humbja e tmerrshme e një italiani krenar dhe një evropiani të madh. David Sassoli ishte një gazetar i dhembshur, një President i shquar i Parlamentit Evropian dhe, para së gjithash, një mik i dashur. Ngushëllimet e mia për familjen. U prefsh në paqe David!-shkruan Ursula .





Skip to toolbar