Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula Von der Leyen përfundoi vizitën e saj dy ditore në Tiranë, në kuadër të turit ballkanik.
Von der Leyen u prit këtë të enjte në Presidencë, nga presidenti Bajram Begaj. Me takimin me Begajn, përfundon edhe agjenda e saj në kryeqytetin shqiptar.
Të mërkurën, Von der Leyen u prit nga kryeministri Edi Rama dhe në deklaratën e përbashkët për shtyp, ajo përgëzoi punën e ekipit të Shqipërisë në arritjen e hapjes së grupkapitujve të parë të negociatave me Bashkimin Evropian.
Presidentja e KE shtoi se zgjerimi i BE-së është përparësi kryesore e Bashkimit Evropian. Me ardhjen e saj në Tiranë, u përurua edhe Kolegji i Evropës.
Fokusi kryesor i Von Der Leyen përgjatë vizitës së saj në bendet e Ballkanit Perëndimor do të jetë plani i rritjes me vlerë 6 miliardë euro, shpërndarja e të cilave pritet të nisë brenda këtij muaji dhe priret që Shqipëria të përfitojë rreth 1 miliardë euro.