Vonesa e Berishës ishte një mesazh? Bardhi tregon si qendron e vërteta për tryezën: Ftova dhe Bashën…!

Më të fundit


Kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi ka sqaruar në “Real Story” si qendron e vërteta e vonësës së Sali Berishës në mbledhjen e përbashkët.

Ai ka thënë se nuk ishte e qëllimshme, thjesht një koordinim i stafit për nisjen e mbledhjes. Sipas Bardhit, kishte dhe të tjerë që u vonuan dhe nuk përmbante asnjë mesazh nënkuptues.

Nuk ka patur të përjashtuar në atë tryezë ku jemi mbledhur të gjithë bashkë. Pra, të jeni të sigurt që nëse do të ishte një qendrim i zotit Berisha, ai do të thoshte që nuk do të ishte zoti Basha dhe Alibeaj, e ka thënë disa herë publikisht. Në atë takim realisht ka qene 59 deputet të ftuar.

Zoti Berisha nuk ka ardhur 20 min më mbrapa, ka ardhur 8 min, është vonuar takimi se kemi pritur dhe të tjerë. Nuk ka qene e qëllimshme. Ka qene koordinim nga stafi se kur do duhet të niste. Nuk ka pasur asnjë mesazh atje, ka qene terësisht korrekt. Edhe me kolegët e tjerë kam biseduar se kjo situatë nuk shtyhet më. Nëse do ë vinit me mua në një seancë do të kuptonit se shkoja me zor, shkoja me zor. Ne ziheshim me njëri tjetrin, prisnim që dikush të dilte në foltore dhe të fliste për mua”, u shpreha ai.

I bashkohet Berishës? Bardhi: Në tavolinë kam ftuar dhe Bashën

Kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi  ka deklaruar në “Real Story” se në tavolinë përveç Sali Berishës ka ftuar dhe Lulzim Bashën, edhe cilido kolegë, që dëshiron që opozitarët të jenë në parlament për çështjet që bien dakord.

Ai ka theksuar se duhet ta lënë menjeanë konfliktin 2-vjeçar, të cilit nuk i japin dot zgjidhje.

Unë nuk i jam rikthyer askujt, unë vazhdoj të kem qendrimet e mia në raport me PD. Por ju përmendet Kukësit, Rrogozhinën dhe nuk duhet harruar 14 maji. Fakti është që nga një betejë 2 vjeçare brenda PD, jo vetëm nuk u arrit beteja për cilën ishte nisur, forcimi i PD, forcimi i opozitës dhe për faktin që disa e lanë betejën që në nisje. Rezultati ishte që opozita po dobësohej dhe Shqipëria po rrezikonte të mbeste pa opozitë funksionale.

Që ditën e parë që unë kam marrë funksionin tim si kryetar grupit parlametar i PD, jam i ndërgjegjëshëm që qendrimet brenda partisë janë të largëta dhe në këto momente që flasin e kanë të pamundur të ofrojnë një zgjidhje të pranueshme për secilin dhe zgjidhja që unë do doja të shikoja në PD është mëse e qartë, duke e lënë menjëanë këtë konflikt që nuk i japim dot zgjidhje. Atëherë unë si kryetar kam ftuar në një tryezë 59 deputetët e PD dhe Aleancës për Ndryshim. Unë nuk kam ftuar në tavolinë vetëm zotin Berisha, por dhe Zotin Basha, cilido kolegë, që dëshiron që ne opozitarë të jemi në parlament për ato çështje që biem dakord, sigurisht që ka dhe çështje për të cilat nuk biem dakord“, u shpreh Bardhi.



Skip to toolbar