Deklarata e kryeministrit Edi Ramës ne takimin me shqiptaret ne Selanik se “Vorio-Epiri është term i vdekur”, ka shkaktuar reagime nga Athina Zyrtare.
Zyrtarët në Athine kane përsëritur kërkesën ndaj Shqipërisë për të respektuar të drejtat e minoritetit grek, si kusht për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Lidhur me këtë është diskutuar në emisionin “Real Story”, ku gazetari Stavri Marko ka thënë se ekziston një autonomi e firmosur në 1914, ku nga pala shqiptare ishte një nga vëllezërit Frashëri.
Ndërsa, ish-deputeti i OMONIA-s, Panajot Barka konsideroi lajm pozitiv, faktin që shumë pak njerëz protestuan kundër Ramës në Greqi.
“Nëse do të më lejoni ka dy kontekste, historik dhe politik. Kemi pikëpamjen historike, ku një pjesë i takon Greqisë dhe një pjesë i takon Shqipërisë. Sigurisht, brenda këtij momenti ne jemi duke diskutuar se çfarë zhvillimi duhet të ketë në zhvillim politik, ndërsa në referencë historike duhet të kuptojmë që Shqipëria është një prej autorëve që ka firmosur për Korfuzin në 1914 me fuqitë e mëdha që jep autonomi, por jo ndarje kufijsh. Pra, ekziston një autonomi në 1914, firmosur nga zoti Frashëri nga pala shqiptare”, Marko.
“Problemi është fare i thjeshtë, deklarata e Athinës është datat historike nga parashkruhen. Vetë Rama në Selanik tha që historia përbën kulturë, pra, autonomia e Vorioepirit është një pakt historik. Këtë gjë e përmend dhe historia e Shqipërisë.
Ne këtë realitet duhet ta sjellim në favor të mbrojtjes dhe jo ta demonizojnë për të minuar çdo herë marrëdhëniet shqiptaro-greke. Unë mendoj se lajmi në këtë rast është fakti se në Selanik ishin shumë pak ata njerëz, të cilët filluan të protestonin kundër Ramës.
Ky është lajmi pozitiv. Nga ana tjetër, lajmi negativ është fillimi i fjalimit të Ramës, pikërisht me një ngjarje të tillë”, u shpreh Barka./abcnews.al