“Vorioepiri, i vdekur”, mërzitet Athina/ Reagon pas Ramës: Historia mes dy vendeve nuk ndryshon

AKTUALITET


Deklarata e kryeministrit Edi Ramës ne takimin me shqiptaret ne Selanik se “Vorio-Epiri është term i vdekur”, ka shkaktuar reagime nga Athina Zyrtare.

Zyrtarët në Athine kane përsëritur kërkesën ndaj Shqipërisë për të respektuar të drejtat e minoritetit grek, si kusht për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Zëdhënësi i qeverisë greke “kërcënoi” se mos respektimi i te drejtave te pakicave, do ketë pasoja, pa harruar te shtoje se rruga e Shqipërisë për në Europë, kalon nga Athina zyrtare.

“Vorio Epiri mund të mos ekzistojë për zotin Rama, por mendoj se është e qartë se një minoritet etnik grek jeton në Shqipëri, dhe se respektimi i të drejtave të tij është kusht i anëtarësimit të Shqipërisë. Rruga e Shqipërisë drejt Europës kalon nga Greqia dhe ka një parakusht: respektimin e të drejtave të minoritetit etnik grek.”

Ministria e Jashtme e Greqisë shprehet se “historia mes dy vendeve nuk ndryshon”.

“Historia midis dy vendeve nuk ndryshon, prandaj është i nevojshëm respektimi i plotë nga ana e Shqipërisë, i të drejtave të minoritetit etnik grek”, thuhet në deklaratën zyrtare.

Në takimin me shqiptarët në Selanik, kryeministri Edi Rama dha një mesazh për ekstremistët, që zhvilluan edhe një protestë kundër vizitës së tij. Rama deklaroi se ‘Vorio-Epir’ është një term i vdekur se marrëdhëniet mes dy vendeve duhet të shihen me sytë e së ardhmes dhe jo të së shkuarës. Kreu i qeverisë tha po ashtu se kushdo që përdor këtë term verbon veten. Ai e përsëriti këtë deklaratë edhe në konferencën për shtyp me gazetarët grekë./abcnews.al



Skip to toolbar