TIRANË- Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, Diaspora shqiptare do të votojë për qeverinë e re, e cila do të drejtojë vendin në katër vitet e ardhshme.
Gazetari dhe analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në “Real Story”, u shpreh se procesi i votimit të Diasporës shoqërohet me dy dilema kryesore, kur vjen puna tek zgjedhja e tyre.
Ai theksoi se shqiptarët nga jashtë do përballem mes dy dilema, që janë; të votojnë partitë tradicionale apo të bëjnë të kundërtën, t’i ndëshkojnë ato me votë.
“Kur flasim për votën e Diasporës, kur është një herë e parë është herë e parë dhe thjesht është një e panjohur dhe ne mundohemi të kuptojmë së çfarë mund të ndodh.
Dy janë dilemat; dilema e parë të votojmë në formën konservatore dhënë linjat 30 vjeçare dhe kjo është për shumë arsye, për shkak inercive, për shkak të simpative që ke krijuar gjatë rrugës. Dilema tjetër është që, që është kryekëput e kundër me ketë dhe është kjo klasë politike tashmë ka mbaruar misionin e saj dhe na duhet një klasë e re dhe me thënë të drejtën është një dilemë shumë e fortë, sepse vota e Diasporës përkon në kohë me konsumin e skajshëm të partive tradicionale, të të gjitha partive. Kishim tre, defakto tani kemi dy parti të mëdha dhe të dyja kanë simptomat e veta dhe konsumin e vet shumë të madh. Njëra ka një kryetar prej 34 vjetësh, tjetra prej 2005. Kjo është dilema. Këto janë dilemat”, tha ai.
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i pranishëm në “Real Story” theksoi se procesi i regjistrimit nga jashtë po ecën me ritme të kënaqshme dhe sipas projeksioneve pohoi ai, numri i të regjistruarve në fund të procesit mund të tejkalojë mbi 200 mijë./abcnews.al