Votat nga Serbia, 9 nga 26 të helmuar në spital. Mes tyre, dy shtatzëna

KOSOVA


Nëntë persona nga 26 të lënduar në qendrën e numërimit të votave në Kosovë me kutitë e mbërritura nga Serbia, kanë përfunduar në spital. Midis nëntë pacientëve të shtruar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, janë dy gra shtatzëna.

Këta persona bashkë me 17 të tjerë pati simptoma helmimi pasi po numëronin kutitë me fletë votimi të ardhura nga Serbia. Ndërkohë gjendja shëndetësore e të gjitha këtyre pacienteve sipas QKUK-së raportohet të jetë nën kontroll.

 “Në ora,11:58, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare, janë lajmëruar 9 pacientë të gjinisë femërorë, dy prej tyre shtatzënë, me kruarje të duarve të intensitetit të ulët.  Dy nga to kanë pasur edhe vjellje. Të gjitha kishin ndjenjë ankthi dhe frike. Te të gjitha rastet nuk ka pasur sindromë infeksioze dhe gjendja e përgjithshme është e stabilizuar”, thanë për mediat zyrtarë nga ky spital.

Sipas tyre pacientët pohojnë se menjëherë pas hapjes së zarfeve brenda në kuti të votimeve kanë ndjerë aromë kundërmuese. “Ekipi kujdestar i Klinikës Infektive ka ndërmarrë masat e duhura duke i shtruar në spital dhe duke i ofruar ndihmën e duhur mjekësore. Konziliumi i SHSKUK dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në vazhdimësi janë duke e monitoruar gjendjen shëndetësore të pacientëve në spital. Ndërkohë salla ku janë këto zarfe për momentin është e mbyllur. Në vendin e ngjarjes pritet që të arrijnë ekipet e posaçme me ato të policisë së Kosovës.



Skip to toolbar