Votimi elektronik dhe identifikimi biometrik? Oerd Bylykbashi: Maxhoranca nuk është e gatshme të ecë në këtë drejtim

AKTUALITET


Palët ngecin në një nga çështjet e reformës zgjedhore. Përfaqësuesi i opozitës Oerd Bylybashi tha para mediave se maxhoranca nuk është e gatshme të pranojë votimin elektronik dhe identifikimin biometrik. Sipas Bylykbashit, pa arritur kompromis për këtë çështje është e vështirë të arrihet kompromis për çështje të tjera si administrata zgjedhore, administrimi i zgjedhjeve nxjerr rezultatin.

“Debat në lidhje me votimin elektronik dhe identifikimin biometrik. Për fat të keq për ne doli qartë qëndrimi i mazhorancës që nuk është e gatshme të ecë në këtë drejtim, të fusë identifikimin biometrik në të gjitha qendrat e votimit për të garantuar që kutitë e votimit nuk mbushen, nuk do që të mos ketë votim në emër të emigrantëve që nuk kanë ardhur kurrë në Shqipëri, të mos ketë votim familjar, që komisionerët të mos mbushin kutitë në mbylljen e procesit të votimit për ata që nuk erdhën të votonin dhe të mos votohet me karta identiteti të falsifikuara.

PS e bëri të qartë që nuk ishe e gatshme për këtë. Kjo është një nga temat kryesore të opozitës prej vitesh për garantimin e kutisë që kur të numërohet të numërohen votat e vërteta të zgjedhësve dhe jo fals. Pa arritur kompromis për këtë çështje është e vështirë të arrihet kompromis për çështje të tjera si administrata zgjedhore, administrimi i zgjedhjeve nxjerr rezultatin. Presim që mbledhjen e nesërme në orën 11:00, mazhoranca të vijë me një propozim ku të jetë e qartë. Identifikimi biometrik duhet të jetë në të gjitha qendrat e votimit në zgjedhjet e ardhshme, të ketë një pilot për votimin elektronik dhe kjo të dalë e qartë jo si opsion i mundshëm për KQZ por një detyrim për të dhe qeverinë. Qeveria të vendosë paratë në mënyrë që shqiptarëve të mos u manipulohen zgjedhjet”.



Skip to toolbar