Në 11 maj, qytetarët e njësisë nr.10 në Tiranë dhe ata të Bashkisë së Vorës do të votojnë nëpërmjet pajisjeve elektronike. Për ketë arsye, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka ngritur disa pika ndërgjegjësimi për qytetarët për ti shpjeguar procesin.
Këto qendra informimi do të jenë aktive deri në datën 10 maj, për tu dhënë mundësinë qytetareve të familjarizohen dhe te testojnë paraprakisht pajisjet e votimit elektronik. Por si funksionojnë këto pajisje?
Për të votuar do të duhet që fillimisht të zgjidhet një nga partitë apo koalicionet dhe më tej, një kandidat nga lista e hapur, e po së njëjtës parti. Më pas vota do të printohet.
Më të interesuarit për tu informuar dhe testuar këto pajisje kanë qenë të moshuarit.
“Mosha e tretë është më e interesuar për të kuptuar si votohet, kjo edhe pasi të rinjtë janë më të informuar nga teknologjite. Pasi iu është shpjeguar procesi, kanë thënë se është e lehtë”
Në këto qëndra të informimit të qytetarëve ishin të pranishëm edhe përfaqesues të OSBE ODIHR.
Ndërkohë, në 11 maj, në cdo qendër votimi do të përdoren dy pajisje të votimit dhe numërimit elektronik. Rezultati paraprak do të nxirret dhe publikohet pasi të jetë dërguar në KQZ rezultati i votimit për cdo qendër votimi ku do të zbatohet projekti pilot.
Për herë të parë, votimi dhe numërimi elektronik u testua në zgjedhjet parlamentare të 2021 në njësinë nr.10 në Tiranë, ndërsa në vendoret e 2023 u shtri edhe në Kamëz, Vorë dhe Elbasan.