Vranë snajperin turk, Britania shpall në kërkim dy shqiptarë

AKTUALITET


Policia britanike ka publikuar emrat dhe fotot e dy shqiptarëve të kërkuar, nën akuzë për vrasjen e një ish-snajperi kurd në Hartlepool. BBC raporton se Policia e Cleveland tha se pas hetimeve të para që janë bërë për vrasjen e Hemwand Ali Hussain, 30 vjeç, janë shpallur në kërkim shtetasit shqiptarë Qazim Marku, 23 vjeç dhe Eugert Merizaj, 28 vjeç.

Ky i fundit është qëlluar për vdekje në një shtëpi në rrugën Charterhouse, Hartlepool, më 15 shtator të vitit të kaluar.

Ai kishte shërbyer si snajper në ushtrinë kurde kundër të ashtuquajturit Shtetit Islamik. Një zëdhënës i policisë bëri me dije se personat e kërkuar kanë lindur në Shqipëri, por mendohet se kanë lidhje në disa zona nëpër Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë Bolton, Sheffield dhe Londër.

Bashkë me njoftim për shpalljen e tyre në kërkim, policia ka bërë edhe përshkrim të detajuar të dy shqiptarëve.

 “I bëjmë apel kujtdo që mund të sigurojë informacione për të na ndihmuar të gjejmë këta persona të kërkuar, të kontaktojnë menjëherë me policinë. Nëse dikush i sheh këta, u kërkohet të mos i afrohen atyre”, thuhet në njoftimin e policisë britanike.



Skip to toolbar