Hetimet, vrasës me pagesë për ushtarin e Met Kananit

AKTUALITET


Ekzekutimi i Armando Gjinit në sy të fëmijëve, dyshohet të jetë kryer nga vrasës me pagesë. Në këtë konkluzion kanë dalë ekspertët e policisë pas hetimeve paraprake. 48-vjeçari, Armando Gjini, që njihej edhe me emrin Tonin Gjini u vra të hënën në mes të qytetit të Rrëshenit teksa ndodhej bashkë me dy fëmijët në makinë. Ai kishte ndaluar pranë një marketi dhe po priste gruan që ishte futur brenda në dyqan. Pikërisht në këto çaste drejt tij qëllojnë me breshëri plumbash, të cilët fatmirësisht nuk kapën asnjë nga fëmijët. Gjini humbi jetën në spital. Ai ishte pjesë e grupit të Met Kananit. Vrasja e tij dyshohet se është bërë nga njerëz me pagesë, profesionistë në këtë fushë.

Pista ku po hetohet është prishja e pazareve të drogës. Pas vrasjes se Armando Gjini në Kodër-Rrëshen u gjet një makinë e djegur e cila dyshohet se është lënë nga autorët. Kujtojmë se Gjini i kishte shpëtuar një tjetër atentati 3 muaj më parë, ku në makinën e tij u gjet një pako eksplozivi që më pas u shpërthye nga xhenierët e policisë.

Gjini u arrestua vitin e kaluar në datë 12 maj të vitit të kaluar si pjesë e grupit të baronit të drogës, Met Kanani së bashku me 37 persona të tjerë, ndërsa u sekuestruan 8 ton drogë. Ushtria e Met Kananit shkëmbente kanabisin nga Shqipëria me heroinë nga Turqia. Por 4 ditë pas arrestimit Gjini u lirua nga burg, ndërsa hetimet e para janë pikërisht në këtë pistë.



Skip to toolbar