Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani para shkollës “Fan Noli” pak ditë më parë, për deputetin socialist Erion Braçe është një rast tipik dezinformimi. Në një deklaratë për mediat, në cilësinë e kreut të komisionit të dezinformimit, ai tha se në këtë ngjarje janë sulmuar për qëllime politike SPAK dhe BKH. Braçi solli në vëmendje edhe ngjarjen e Pogradecit ku mbeti i vrarë Egli Proga, sipas të cilit edhe në këtë rast kishim të bënim me dezinformim.
“i kemi kërkuar policisë të hetojë një rast model dezinformomi që i është bashkangjitur atij krimi të përvitshëm ndodhur në mes të Tiranës. Një rast i pastër dezinformimi me synim politik që vazhdon dhe pa iu ikur adresave kyçe; policia, prokuroria e adresa të tjera institucionale për të krijuar një konflikt. Është rast i përsëritur njësoj si me një ngjarje në Pogradec apo një ngjarje me fëmijë të ndodhur në Britaninë e Madhe. Dezinformimi ka qenë i qartë në raport me SPAK, BKH edhe me atakun e përfshirjen e drejtpërdrejt në ngjarje të këtyre institucioneve”.
Në këto kushte, Braçe theksoi ka kanë kërkuar hetim, ndërsa adresoi problematikat e boshllëkut ligjor për boshllëkun ligjor dhe formalizimine tregut të medias.
“Komisioni ka kërkuar edhe hetimin e aspektit të dezinformimit. Thënë të gjitha këto do të kalojmë në fazë të e të punës së komisionit me ekspertët e deputete që të adresojmë problematikat nga boshllëku ligjor deri te formalizimi i të gjithë tregut të medias në vend. Një instrument që përballon sulmet kibernetike. U evidentua që ka boshllëk ligjor që ky autoritet ligjor të merret me mbylljen e këtyre adresave”.
Sipas Braçes, nëse ky boshllëk nuk përmbushet para zgjedhjeve, do të ketë probleme në financimin fushatave, por edhe sa i takon dizinformimit.
“U evidentua që ka boshllëk ligjor që ky autoritet ligjor të merret me mbylljen e këtyre adresave. Komisioni funksionon mbi bazën e një plani pune publik. Pa u përmbyllur seancat dëgjimore nuk mund të kalonim në legjislacion. Ndryshimet ligjore duhet të vijnë në përputhje me strategjinë. Tha kreu i KQZ; ka një fluks të parasë në zgjedhjeve dhe nuk adresohet problematika e identifikimit të burimeve të të tretëve që financojnë grupime politike. Nëse ky boshllëk ligjor nuk mbushet deri para zgjedhjeve, do të ketë probleme në financimin e fushatave elektorale dhe probleme të mëdha me dezinformimin. Mjafton t’iu sjell rastin e Rumanisë”, theksoi Braçe.