Vrasja e biznesmenit Edmond Mëhalla, lihen në burg Xhino Ago dhe Kujtim Pisha

AKTUALITET


Gjykata e Elbasanit këtë të premte ka marrë vendimin për dy të dyshuarit në vrasjen e biznesmenit Edmond Mëhalla. Gjykata ka lënë në burg ortakun Xhino Ago dhe rojën Kujtim Pisha.

Xhino Ago, ortaku i viktimës akuzohet për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim ndërsa Kujtim Pisha, roja i Karburantit të Mëhallës akuzohet për “Moskallëzim i krimit”.

Seanca u mbaj me dyer të mbyllura, për shkak të natyrës së hetimeve dhe nevojës për ruajtjen e sekretit hetimor.

Ndërkohë, lidhur me Nevzat Spahon, po ashtu i prangosur, nga verifikimet në sistemin e menaxhimit të çështjeve gjyqësore nuk rezulton që Prokuroria e Elbasanit të ketë depozituar një kërkesë për caktimin e masës së sigurimit.



Skip to toolbar