Vrasja e biznesmenit në Fier, policia i shkon në shtëpi Ben Qimes, por nuk e gjen

AKTUALITET


Vijojnë shoqërimet për vrasjen e biznesmenit Demir Backa në Fier. Në bazë të informacioneve të policisë se mes 57-vjeçarit dhe Arben Isufit i njohur me nofkën Ben Qimja, kohë më parë ka pasur një konflikt për motive të dobëta, policia ka kërkuar ta shoqërojë për ta pyetur.

Policia ka shkuar 3 herë në banesën e tij, por nuk e ka gjetur. Familjarët kanë deklaruar për policinë se ai është me punë në kryeqytet. Policia i ka lënë një fletëthirrje që ai të paraqitet në polici për të treguar se ku ka qenë mbrëmjen e 23 tetorit, ndërsa ende nuk është paraqitur.

Demir Backa u vra mbrëmjen e së shtunës, 23 tetor teksa ndodhej në makinën e tij në parkingun e një qendre tregtare. Plot 18 plumba u zbrazën mbi të, teksa pak minuta pas krimit autorët dogjën një automjet në dalë të Fierit. Policia ka shoqëruar deri tani disa persona, por ende pa gjurmë të sakta të autorëve të krimit.



Skip to toolbar