Gjykata cakton arrest në burg për babë e bir dhe shokun e tyre të cilët u arrestuan për vrasjen e Rakip Rolit në Laç.
Gjykata e Kurbinit ka caktuar arrest në burg për Llej e Skënder Lika dhe Klajdi Gjegjajn (Beleshi). Ndaj tyre, rëndojnë akuzat për vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.
“Vrasjen e kam bërë unë dhe babai e shoku im nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen” . Kjo ka qenë dëshmia e dhënë në polici nga 22-vjeçari Llej Lika i cili së bashku me babain e tij Skënder Lika dhe Klajdi Gjexhajn (Beleshi) u arrestuan për vrasjen e biznesmenit Rakip Roli në Sanxhak të Kurbinit.
I riu ka thënë para hetuesve se vrasjen e ka kryer në shenjë hakmarrje, pasi djemtë e viktimës e kishin dhunuar barbarisht në muajin korrik të këtij viti.
Biznesmeni i materialeve të ndërtimit Rakip Roli apo i njohur ndrydhe dhe me emrin Pilot u ekzekutua me breshëri plumbash teksa po lëvizte me automjetin e tij luksoz Audi Q7 në rrugën e vjetër Laç-Mamurras.