Vrasja e dy të rinjve në Velipojë, arrestohen punonjësit e hotelit të autorëve, dyshohet se nisën sherrin dhe…

AKTUALITET


Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy persona, që dyshohet se janë bashkëpunëtorë në ngjarjen kriminale të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Velipojë, ku humbën jetën dy të rinj, Ersild Ishmi dhe Arsid Hoxha.

Raportohet se ata janë të dy punonjës në hotelin e familjes Frroku, të identifikuar si Mario Palin dhe Zyber Zagrad.

Zagradi u plagos mbrëmjen e kaluar me një plumb në këmbë. Të dy janë përfshirë mbrëmë në përplasjen fizike që përfundoi me dy viktima.Ndërsa autorë të dyshuar të kësaj vrasjeje të dyfishtë janë dy vëllezërit Eduard dhe Gëzim Frroku, pronarë të hotelit. Ata ndodhen aktualisht në arrati.



Skip to toolbar